Mbi 5500 infektime brenda 24 orëve të fundit dhe 81 të vdekur, vendi fqinj nën ‘kthetrat’ e pandemisë

0

Greqia vijon të jetë në situatë të vështirë në përballjen me pandeminë. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 5,523 të infektuar me koronavirus, dy prej të cilëve u identifikuan në pikat hyrëse të vendit. Ndërkohë numri total i të infektuarve në vend është 989,814, prej të cilëve 50.5 për qind e të cilëve janë meshkuj.

Ndërsa, sa i përket rasteve të regjistruara në 7 ditët e fundit 90 prej tyre rezulton të kenë pasur histori udhëtimi jashtë vendit dhe 2,650 të tjerë janë raste kontakti.

Ndërsa, rastet fatale për sot janë 81. Kurse, që nga fillimi i pandemisë numri i total i viktimave ka shkuar në 18,982. Prej tyre, 95.3% kanjë pasur sëmundje shoqëruese dhe/ose kanë qenë mbi 70 vjeç.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu