Mbledhja e Asamblesë Socialiste, Rama mbërrin në selinë rozë! Çfarë pritet të diskutohet

0

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar më herët selisë së PS ku do të mbahet mbledhja e Asamblesë. Kjo e fundit ka në rend dite 4 pika kryesore, mbi kongresin e 9 prillit.

Pritet të miratohet proces-verbali për kongresin, hartimi dhe miratimi i rendit të ditës së këtij ndryshimi.

Po ashtu një ndër pikat është paraqitja e ndryshimeve në statusin e PS. Kjo pasi është propozuar heqja e mandatit 4-vjeçar të kryetarëve të degëve për riorganizimine e saj e të bëhet gati për zgjedhjet e ardhshme.

Rendi i ditës së mbledhjes do të jetë:

1. Miratimi i vendimit për thirrjen e Kongresit të Partisë, ditën e shtunë, datë 09.04.2022, ora 11:00, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
2-Diskutimi dhe miratimi i Agjendës së punimeve të Kongresit.
3-Miratimi i rendit të ditës së punimeve të Kongresit.
4- Prezantimi i Statutit të ri të partisë që do ti paraqitet Kongresit për votim e miratim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu