Në komunikim e sotëm për situatën e koronavirusit, Komiteti Teknik i Ekspertëve apelon ndaj qytetarëve që të drejtohen tek mjeku u familjes për çdo rast.
“Jemi në një transmetim komunar të gjerë. Dua të sjell një vëmendje se sot ka ndryshime dinamike tek moshat. Mosha 24-35, 45-54 kanë një shtim të numrit të rasteve. Por nëse do të duhet të ndryshojmë. Sot 79% e rasteve janë të testuara pozitivë. Sot prekja e moshave mund të ndryshojë vetëm nëse do të jemi shumë të kujdesshëm nëse do të respektojmë rregullat”, tha Fico.