Mbledhja e kryesisë së grupit parlamentar/ Cilët janë 2 deputetët që nuk u paraqitën në mbledhje

0

Në orën 18:00 të mbrëmjes së sotme ka nisur mbledhja e grupit parlamentar të PD, në selinë blu. Pak momente para se të fillonte mbledhja, kryedemokrati, Lulzim Basha dha një deklaratë ku sulmoi ashpër ish-kryeministrin Sali Berisha duke thënë se tashmë ishte kthyer në një ‘tub oksigjeni’ për kryeministrin Edi Rama dhe se kërkonte ta kthente PD në bunker për interesa persoanle.

Ndërkohë që mbahet mbledhja, bëhet me dije se 2 prej deputetëve demokratë mungojnë. Konkretsisht janë Oerd Bylykbashi i cili prej kohësh ka shprehu qëndrimin e tij kundër Bashës dhe deputetja Albana Vokshi e cila këtë qëndrim kundër kryetarit aktual të PD e bëri publik vetëm pasi ky i fundit vendosi ta zëvendësonte atë në rolin e drejtueses së forumit të gruas në PD.

Mbledhja me dyer të mbyllura vijon ende ndërsa mendohet se pjesë e disutimeve mund të jenë amendamentet që PD ka dorëzuar në Kuvend, por gjithashtu edhe gjendja aktuale e partisë, ku janë formuar dy kampe kundërshtare duke krijuar kështu një lloj ‘krize’ brenda partisë.

Situata u tensionua në momentin kur Basha shpalli zgjedhjet për kreun e ri të Forumit Rinor të Partisë Demokratike menjëherë pasi Belind Këlliçi (kryetar aktual) bëri me dije se do të merrte pjesë në “foltoret” e Berishës.

Basha tha se ky vendim nuk kishte të bënte me lëvizjen e Këlliçit por me faktin se mandati i tij kishte mbaruar dhe se duhet të kishte zgjedhje të reja për kreun e FRPD.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu