Mblidhen protestuesit para selisë së PD, si paraqitet situata pak minuta para mbërritjes së Vuçiç, efektivë të shumtë policie sigurojnë zonën

0

Pas pak minutash pritet të vazahdojë protesta e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha kundër vizitës së Aleksandër Vuçiç në Tiranë.
Protesta pritet të nisë në orën 16:00 siç është njoftuar në ditët e mëhershme.

Ndërsa deri më tani nga pamjet e siguruara, shihet se kanë vazhduar të mblidhen disa protetuesë para selisë së PD pasi Berisha e pati njoftuar më herët që protesta do fillonte si marshim nga selia e demokratëve dhe do zhvendosej më pas para kryeministrisë.

Vuçiç pritet të mbërrjë në orën 16:00 në Rinas ndërsa në mbledhjen me Ramën pritet të jetë në orën 17:20 ku më pas do u bashkohet edhe kryeministri I Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu