Mblidhet sot grupi parlamentar i PD-së, ja për çfarë do diskutohet

0

Paraditen e sotme është mbledhur grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

Kjo mbledhje ishte paralajmëruar për ditën e djeshme në orën 16:00 por për shkak se deputetit demokrat Luciano Boçi i vdiq i ati, në respekt të dhimbjes së tij grupi parlamentar demokrat ka shtyrë mbledhjen.

Mbledhja u njoftua me datë 19 prill nga deputeti Enkeled Alibeaj dhe pritet që sot të diskutohet për çështjen e presidentit.

Demokratët duhet të dalin nga mbledhja me një qëndrim pas ftesës së socialistëve për zgjedhjen e presidentit të ri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu