Mblidhet sot Këshilli i Mandateve, avokatët e Ahmetajt: Të shtyhet për nesër

0

Ditën e sotme rreth orës 16:00 pritet që të mblidhet Këshilli i Mandateve, për të shqyrtuar mandantin e deputetit Arben Ahmetajt, pas kërkesë së SPAK për ta arrestuar.

Ndërkohë avokatët e Ahmetajt kanë kërkuar që mbledhja të shtyhet dhe të mbahet ditën e nesërme.

Avokatët kanë bërë këtë kërkesë për shkak të dosjes voluminoze

SPAK kërkoi dje arrestimin e Ahmetaj, ndërsa ndaj tij rëndojnë tre akuza.

Ahmetaj dyshohet se ka marrë rreth 500 mijë euro nga biznesmenët e inceneratorëve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

Po ashtu vila në Hamallaj e partneres së Ahmetaj, më herët ka qenë në pronësi të Zotos.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu