Mbrëmë pas mesnate një 14-vjeçare dyshohet se është dro*guar dhe abu*zuar në Prishtinë

0

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmë pas mesnate në kryeqytetin e Kosovës.

Dyshohet se një vajzë 14-vjeçare është dhunuar nga disa persona.

Fillimisht siç raporton Sinjali, ata e kishin detyruar viktimën të konsumonte substanca narkotike.

Ngjarja ka ndodhur në një objekt në ndërtim e sipër në rrugën “Tirana” në Prishtinë.

Lidhur me rastin është informuar edhe policia.

Më tej, siç raportohet, e mitura është gjetur diku në një rrugë të kryeqytetit në orët e mëngjesit dhe më pas është njoftuar Policia.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, hetimi tashmë është iniciuar dhe po ndërmerren veprimet e nevojshme për zbardhjen e rrethanave të rastit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu