– Mbretëresha Elizabeth ka bërë daljen e pare pas shtrimit në spital. Mediat e huaja shkruajnë se Elizabeth ka marrë pjesë në pagëzimin e stërnipërve.
Ditën e djeshme mbretëresha u fotografua në sediljen e pasme të makinës e veshur me një fustan dhe kapele jeshile të çelur, teksa doli nga pallati mbretëror për të shkuar në pagëzimin e stërnipërve të saj.
Lucas Philip është djali i mbesës së monarkut anglez Zara Tindall dhe bashkëshortit të saj Mike Tindall dhe August është djali i mbesës së mbretëreshës Elizabeth, princeshës Eugenie dhe bashkëshortit të saj Jack Brooksbank.
Mbretëresha Elizabeth u shtrua në spital në muajin tetor.