Mbreti është zhgënjyer! Harry do të marrë pjesë pa Meghan në kurorëzimin e Charles, por pse?

0

Drama e familjes mbretërore duket se s’do të përfundojë kurrë! Mbreti Charles do të mbajë ceremoninë e kurorëzimit të tij më datën 6 Maj të këtij viti dhe ftesa i ishte bërë të dyve: Harry-t dhe Meghan Markle.

Mirëpo, Meghan e ka refuzuar ftesën dhe Pallati Buckingham njoftoi se i pranishëm në ceremoni do të jetë vetëm Harry. Meghan nuk ka shkelur në Mbretërinë e Bashkuar që prej vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth dhe duket se ende s’ka ndërmend ta bëjë.

Pas gjithçkaje që ndodhi, ajo ka ende hatërmbetje me familjarët e Harry-t, ndërsa mësohet se nga ana tjetër Mbreti Charles është zhgënjyer nga refuzimi i Markle.

Ajo do të qëndrojë në shtëpinë e saj në Kaliforni, së bashku me dy fëmijët, Archie dhe Lilibet. Madje, pikërisht më 6 maj, në ditën e kurorëzimit, djali i tyre Archie do të festojë ditëlindjen.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu