Në puntatën e mbrëmshme të emisionit “PërPuthen” pati debate të nxehta që agravuan në ofendime. Protagonistet e sherrit, Melisa Lleshi dhe Sindi Loci degjeneruan debatin, ku nuk munguan fyerjet dhe tonet e larta. Pas debatit të djeshëm ka reaguar Shqipja e cila i doli në mbrojtje Sindit, duke u shprehur se vajza në fjalë është më e vërteta në spektakël. Shqipja shprehet se Sindi tha diçka që dukej që në fillim. Pas kësaj, ka ardhur edhe kundërpërgjigjja e Melisës. Përmes një postimi në Inststory, Melisa e thumbon Shqipen duke i thënë se po “fiket qiriu”.
Melisa shkruan se:
Më bëhet qejfi që jo vetëm brenda por edhe nga jashtë po kërkojnë pak audiencë nëpërmjet emrit tim. Shpresoj t’ju funksionojë kjo strategji duke qenë se po “ju fiket qiriu”, se të paktën keni mbështetjen e njëra-tjetrës. Kaq mjafton besoj, nuk keni nevojë për tag. Ju dua!