3 komunat e para ku pritet që të shpallet fituesi pa pasur balotazh janë: Peja, Mitrovica dhe Ferizaj, pasi kandidatët kanë marrë më shumë se 50% të votave ndërkohë që numërohen kutitë e fundit.
Në Mitrovicën e Jugut pritet që fitues të shpallet kandidati i PDK, Bedri Hamza i cili deri më tani ka siguruara 54.65% të votave.
Në Ferizaj, kryeson Agim Aliu i PDK, me 63.03% të votave. Ndërsa në Pejë, fitues pritet të shpallet Gazment Muhaxheri me 60.49% të votave të siguruara deri më tani.