Janë mbyllur zgjedhjet edhe në Kuçovë. Përmes një njoftimi, Komisioni i Rithemelimit bën me dije se kryetar i kësaj dege të Partisë Demokratike është zgjedhur Myslim Isuf Haxhi me 57% të votave.
Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike:
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi i votimit në PD Dega Kuçovë. Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD dega Dega Kucovë u shpall Z. Myslim Isuf Haxhi me 57% të votave.