Mbyllet ambasada franceze në Niger, shkak marrëdhëniet e tensionuara mes dy vendeve

0

Ambasada franceze në Niger do të qëndrojë zyrtarisht e mbyllur “deri në njoftimin e mëtejshëm” dhe do të vazhdojë aktivitetet e saj nga Parisi, njoftoi këtë të martë Ministria e Punëve të Jashtme franceze. Parisi kishte njoftuar se po mbyllte ambasadën e tij në Niamey pak para Krishtlindjeve.

Ambasada franceze në Niger tani është e mbyllur deri në një njoftim të dytë. Praktikisht, prej pesë muajsh, ambasada jonë është përballur me pengesa serioze që e kanë bërë të pamundur kryerjen e misionit të saj: bllokadë e ambasadës, kufizimi i lëvizjes së punonjësve dhe riatdhesimi i të gjithë stafit diplomatik që do të punonte në Niger”, thuhet në deklaratën nga Qendra Orse.

Mbyllja e ambasadës, një masë jashtëzakonisht e rrallë, u vendos së bashku me tërheqjen e trupave të fundit franceze të dislokuara në Niger si pjesë e luftës kundër terrorizmit. Forcat franceze u tërhoqën më 22 dhjetor.

Franca dhe Nigeri kanë mbajtur marrëdhënie të tensionuara që nga grushti ushtarak, korrikun e kaluar dhe përmbysja e Presidentit Mohamed Bazoum. Ushtria që mori pushtetin më 26 korrik kërkoi tërheqjen e trupave franceze, rreth 1500 burra të ngarkuar me kundërshtimin e xhihadistëve dhe pezulloi disa marrëveshje dypalëshe ushtarake me Parisin. Regjimi ushtarak njoftoi gjithashtu në fund të gushtit dëbimin e ambasadorit francez Sylvain Itte, i cili u detyrua të qëndrojë për rreth një muaj brenda godinës së ambasadës, derisa u largua përfundimisht nga vendi.

Ambasada do të vazhdojë aktivitetet e saj nga Parisi. Mbi të gjitha, ajo do të ruajë lidhjet e saj me qytetarët francezë që jetojnë në Niger dhe me organizatat joqeveritare të përfshira në sektorin humanitar, të cilin ne vazhdojmë t’i financojmë“, shtoi ministria.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu