Mbyllet brenda muajit, ja kur do të nisë transferimi i të burgosurve të Zaharisë në Shënkoll

0

Neser nis transferimi i personave të dënuar nga burgu i Zaharisë në burgun e Shen Kollit.

 

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka njoftuar më herët se brenda këtij muaji do të mbyllet burgu i Zaharisë ku vuajnë dënimin të burgosurit që kanë probleme të shëndetit mendor.

 

Sipas njoftimit të bërë nga Manja, të dënuarit do të transferohen për të vuajtur dënimin në bllokun 4-5 të burgut të Shënkollit.

 

Shkaku kryesor i mbylljes së këtij burgu është gjendja tejet e amortizuar e ambienteve të këtij burgu.

 

Burgu i Zaharisë në Krujë, që ndodhet vetëm 15 kilometra larg Tiranës, mund të konsiderohet si burgu-ferr.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu