Mbyllet burgu i Zaharisë, të burgosurit transferohen në Lezhë

0

Është mbyllur burgu i Zaharisë ku vuajnë dënimin të burgosurit që kanë probleme të shëndetit mendor.

Sipas burimeve, të burgosurit në datën 27 dhe 28 nëntori do të transferohen për të vuajtur dënimin në burgun e Shënkollit në Lezhë. Nuk dihen ende arsyet e këtij vendimi, por mendohet se shkaku kryesor mund të jetë gjendja tejet e amortizuar e ambienteve të këtij burgu.

Burgu i Zaharisë në Krujë, që ndodhet vetëm 15 kilometra larg Tiranës. Lajmi ishte paralajmëruar disa ditë më parë nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i cili ka deklaruar se këtë vit nuk do të ketë asnjë amisti për të burgosurit në të gjithë vendin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu