Pyetje: Askush nuk ka dalë kundër mbledhjes së kuvendit. A është e besueshme që vetë mblidhen, vetë mbahen, vetë verifikohen.
Berisha: Që vete mblidhen është nen në statut. Kryetari vendosi pa pyetur asnjë forum, duke shkelur statutin, mori një vendim vetëm për karrigen e tij se është peng. Kështu që kryetari nuk do të pranonte kurrë të thërriste kuvendin. Mund ta bënte këshilli kombëtar, por e gjykuam më mirë ta thërrasë anëtarësia. Nisma është 100% statutor. Nuk është vetëverifkim. Edhe ju jeni i ftuar të vëzhgojmë te tryeza. Kjo erë e re, lëvizje e re, është rikthim i transparencës dhe lirisë së PD-së. Kryetar kushdo jetë do të ketë të drejtë të verifkojë mandatet. Atë që se ka bërë kurrë PD në këto 8 vite. Jemi detyruar të përshtatemi. Sigurisht do te ketë rindërtim të PD-së.
Floriana Garo: Ju falenderojmë për vëmendjen dhe shihemi në Foltoren e Sarandës.