Mbyllet Kulla Eifel, shkak greva e stafit

0

PARIS- Për shkak të një greve nga ana e stafit, Kulla Eifel është e mbyllur, tashmë për të dytën ditë. “Kërkojmë falje”, shkruhet në tabelën e lexuar nga ata turistë që dëshirojnë të vizitojnë sot atraksionin e famshëm të Parisit. Kulla Eifel do të qëndrojë e mbyllur sot, për të dytën ditë radhazi, teksa sindikatat denoncojnë menaxhimin e saj. Bashkitë e kryeqytetit francez, aksioneri kryesor i kompanisë Sete që menaxhon Kullën, refuzon të negociojë tani për tani, tha dje një përfaqësues i sindikatës CGT për AFP.

Greva e djeshme në Kullën Eifel ishte e dyta që u zhvillua në dy muaj për të njëjtën arsye. Sindikatat kanë kritikuar SETE për modelin e tij të biznesit. Ata argumentojnë se mbivlerëson numrin e vizitorëve të ardhshëm, ndërsa nënvlerëson kostot operative. Në një deklaratë të përbashkët, sindikatat CGT dhe FO i bënë thirrje qytetit të Parisit të jetë i arsyeshëm me kërkesat e tij financiare për të siguruar mbijetesën e monumentit dhe kompanisë që e menaxhon atë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu