Mbyllet mbledhja e Komisionit të Çështjeve Ligjore, caktohen relatori dhe ekspertët

0

Komisioni për Çështjet Ligjore së bashku me Këshillin e Legjislacionit mbylli mbledhjen për ““Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin 8417 datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë” depozituar në Kuvend më 20.10.2021. Në këtë mbledhje u caktuan relatori, miratimi i ekpertëve konstitucionalistë/ekspertizës përkatëse si dhe detyrat për ekspertët.

Kryetarja e Komisionit Lindita Nikolla konfirmoi se të gjitha shqetësimet dhe pyetjet e anëtarëve të Komisionit do t’u dërgohen me shkrim ekspertëve.

Partia Socialiste ka propozuar zgjatjen e afateve të shkallës së parë të vettingut, ndërsa nga ana tjetër Partia Demokratike ka kërkuar zhbërjen e ndryshimeve kushtetuese të korrikut 2020 që u arritën me konsensunin e mazhorancës dhe opozitës parlamentare të kohës. Kujtojmë që PD-ja ka propozuar dhe kryerjen e proçesit të vettingut për politikanët. Një propozim i tillë u bë dhe në vitin 2018, por Komisioni i Venecias këshilloi se kjo nismë shkelte të drejtat themelore të individit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu