Në krye të Dhomës së Avokatisë Tiranë është rizgjedhur Fatmir Braka. Nga zgjedhjet që u zhvilluan ditën e some në ambientet e Muzeut Kombëtar, nga votat ka kryesuar Braka.
Ai arriti që të marrë 397 vota, ndërkohë që kandidatët e tjerë Ledio Braho mori 286 vota, Saimir Vishaj mori 100 vota dhe Edmond Petraj mori vetëm 13 vota. Në këto zgjedhje kanë votuar të gjithë avokatët që ishin të pajisur me kartën e anëtarësisë së vitit 2022 dhe me nipt.
Votimet nisën në orën 08:00 të mëngjesit dhe do të vijuan deri në orën 18:00. Ndërsa numërimi për këshilltarët do të nisë të nesërmen në orën 09:00 të mëngjesit.