Përfundoi pas një ore protesta e banorëve të “5 majit”, Laprakës dhe Paskuqanit kundër shembjes së banesave për shkak të projektit të Unazës së Madhe. Në fund, njëri prej protestuesve komunikoi se protesta e radhës do të mbahet ditën e hënë në zonën e Paskuqanit në orën 17:00.
“Ky ishte takim miqësor, takimi i radhës do jetë në Paskuqan ditën e hënë në ora 17:00”, u shpreh një banor i Laprakës.
Sot, forcat e rendit shtynë një grup protestuesish dhe një grua u rrëzua si dhe u shoqëruar një qytetar. Banorët bllokuan rrugën e Medresesë duke u ulur këmbëkryq.