Mbyllet pjesa e parë, kuqezinjtë shkojnë tek dhomat e zhveshjes në avantazh!

0

HUNGARI – Shqipëria po luan ndeshjen miqësore përballë Azerbaixhanit në Hungari, e fundit kjo përpara se të nisen ditën e nesërme drejt Gjermanisë.

Kuqezinjtë kaluan shumë shpejtë në avantazh që në minutën e 12-të falë golit të Nedim Bajrami, pas asistit të Ramadanit.

Edhe në minutat e mbetura të pjesës së parë kombëtarja shqiptare e cila në këtë ndeshje është thuajse me formacionin zyrtarë që do të kemi edhe në Europian, ka bërë një paraqitje shumë të mirë. Pavarësisht tentativave për të thelluar avantazhin 45 minutat e para u mbyllën me shifrat 1-0.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu