Mbyllet procesi i rinumërimit për qarkun Durrës, nuk ka ndryshim mandatesh

0

Procesi i rinumërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, për qarkun Durrës, ka përfunduar pasditen e sotme.

Ky proces rinumërimi, nuk solli asnjë ndryshim në mandatet e subjekteve politike dhe as të kandidatëve.

Sipas rezultateve, Partia Demokratike ka humbur 18 vota, ndërsa Partia Socialiste ka humbur 5 vota.

Sakaq, po hidhen në sistem procesverbalet e fundit.

Ndryshe nga Fieri, ku ndryshimi i mandatit ndodhi brenda radhëve të PS-së, në Durrës pati pretendime nga kandidati demokrat Aulon Kalaja, i cili humbi mandatin e deputetit për rreth 1 mijë vota ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj.