Mbyllet seanca për 15 minuta/ Miratohet ligji për hapjen e basteve! 22 nëntori festë zyrtare për Ditën e Alfabetit

0

Është mbyllur dhe seanca e sotme plenare në Parlament në vetëm 15 minuta. Mes zhurmës së deputetëve të opozitës janë kaluar me shumicën socialiste dy projekt-ligje.

E para ka të bëjë me të shumë diskutuarën ligjin për hapjen e basteve sportive, e cila kaloi me 72 vota pro dhe 2 abstenim. Ndërsa tjetra, ashtu siç ishte paralajmëruar edhe nga kryeministri, data 22 nëntor do të jetë festë zyrtare pasi ka të bëjë me Ditën e Alfabetit shqip.

Sakaq, gjatë seancës nuk u realizua dot interpelanca e kërkuar nga deputeti demokrat Arbi Agalliu me kryeministrin Rama për akuzat e Ahmetaj.

Vetë kryeministri nuk ishte i pranishëm në seancë dhe ia kishte deleguar interpelancën ministres Spiropali. Diçka të tillë deputeti Agalliu nuk e ka pranuar dhe ka refuzuar interpelancën me Spiropalin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu