“Mbyllja e hapësirës ajrore nga sonte, ngrirja e aseteve të Putin dhe…”/ Ja sanksionet e Shqipërisë ndaj Rusisë

0

Xhaçka: Në këtë përballje dramatike dhe epokale jemi krenar që Shqipëria po jep një kontribut të madh pranë BE-së e deri te Këshilli i Sigurisë në NATO. Disa ditë më parë u përgatit një rezolutë duke i bërë thirrje Rusisë bashkë me SHBA-në për të tërhequr trupat nga Ukraina dhe izolimin e skajshëm të saj në arenën ndërkombëtare.

Aktualisht qeveria shqiptare është duke hartuar masat ligjore, kanë karakter individual dhe ekonomik, për ngrirjen e aseteve që nga presidenti rus e deri te zyrtarë të tjerë kyç.

654 individë dhe 52 subjekte, ndalohet kalimi i personave që janë në listën e sanksioneve.

Në sektorin e energjisë do ndalohet shitja i mallrave për rafinimin e naftës, ato të inustrisë së aviacionit, do ndalohet ofrimi i asistencës teknike në sektorin e teknologjisë, si dhe kufizime në eksportin e këtyre mallrave.

Produkte si gjysëm përcuesit dhe të teknologjisë së fundit. Hapësira ajrore prej sot do jetë e mbyllur për cdo zyrtar rus dhe nuk do ketë asnjë përballje në sport me Rusinë.

Në ditët në vijim do kemi më shumë informacion për këto masa ligjore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu