Mbytet jahti në bregdetin e Zvërnecit, shpëtojnë 2 turistët italianë

0

Një jaht është mbytur në bregdetin e Zvërnecit në Vlorë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Burimet bëjnë me dije se fatmirësisht 2 turistët italianë që ndodheshin në të kanë arritur të shpëtojnë.

Nuk dihet nëse ka qenë defekt teknik apo shkaqe të tjera që shkaktuan incidentin. Policia kufitare po shkon në vendngjarje.