Një person është mbytur mesditën e sotme në plazhin e Durrësit.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë. Policia dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes.
Ngjarja ka ndodhur ne afersi te stacionit qe njihet si hekurudha
Ende nuk bëhet i ditur identiteti i personit që ka ndërruar jetë, si dhe as mosha e tij.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 06.07.2020, rreth orës 13:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, shtetasi kosovar R.B., 60 vjeç, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes