Kush janë 8 rastet e prekura me koronavirus sot në Elbasan. Ja ku ndodhen vatrat më aktive

0

Kjo e hënë ka shënuar 8 raste te reja me Covid në këtë qytet.
Sot Elbasani renditet i dyti pas Tiranës.

Burimet bëjnë me dije se 8 rastet i përkasin kontakteve të mëparshme. Konkretisht kanë rezultuar pozitiv 2 infermiere te materniteti, 2 paciente te shtruara në pavijon, konfirmohet pozitiv edhe bashkëshorti i njërës paciente, si dhe një punonjëse banke e nivelit të dytë, ndërsa 2 të tjerë i takojnë kontakte të rasteve të mëparshme.

Shfaqja e virusit tek reparti i gjinekologjisë ka bërë që një pjesë e stafit të vetëkarantinohet, ofron vetëm shërbimin e urgjencës, ndërsa konsultat janë pezulluar.

Kujtojmë se që nga nisja e pandemisë në qarkun e Elbasanit janë shënuar dy viktima, respektivisht një në Librazhd dhe një tjetër në Elbasan. Aktualisht 24 persona rezultojnë aktivë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu