– Kryeministri britanik Boris Johnson ka thënë se është i tronditur dhe thellësisht i pikëlluar pasi 31 emigrantë humbën jetën në momentin që varka e tyre u mbyt në Kanal. BBC shkruan se duke folur nga Downing Street ai thotë se nuk do të lihet asnjë gur pa lëvizur në luftën për të shkatërruar bandat e trafikimit të qenieve njerëzore.
“Dua të them vetëm se jam i tronditur dhe thellësisht i pikëlluar nga humbja e jetëve që shoh në Kanalin anglez. Kjo katastrofë nënvizon se sa e rrezikshme është të kalosh Kanalin Anglez në këtë mënyrë. Ne e patëm të vështirë të bindnim disa nga partnerët tanë, veçanërisht francezët, që të ngriheshin në këmbë, por unë i kuptoj vështirësitë me të cilat përballen të gjitha vendet dhe ajo që duam tani është të bëjmë më shumë së bashku”, tha Johnson.