ANGLI- Një i dyshuar është arrestuar në lidhje me mbytjen masive të emigrantëve në një gomone në Kanalin anglez një vit më parë. Harem Ahmed Abwbaker, 32 vjeç, u mor në paraburgim në një adresë në Cheltenham, Gloucestershire, nga hetuesit nga Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA).
Ai është i dyshuari i parë që arrestohet në Mbretërinë e Bashkuar pasi 31 emigrantë u mbytën kur varka e tyre u shfry dhe u fundos në errësirë dy orë pasi u larguan nga Franca. Telefonatat e urgjencës çuan në konfuzion nëse gomone ishte në ujërat franceze apo britanike.
Gjithsej 27 trupa u gjetën të nesërmen, dy persona mbijetuan dhe katër janë ende të zhdukur. Menjëherë pas tragjedisë, autoritetet franceze arrestuan pesë të dyshuar dhe mbajtën pesëmbëdhjetë të tjerë në qershor të këtij viti. Abwbaker, fotografia e të cilit është mjegulluar nga NCA për shkak të shqetësimeve ligjore, do të paraqitet në gjykatën e magjistraturës në Westminster të mërkurën në mëngjes për një seancë dëgjimore për urdhër ekstradimi francez.
“Ky është një arrestim i rëndësishëm dhe vjen si pjesë e hetimeve të gjera për ngjarjet që çuan në këto vdekje tragjike në Channel,” tha zëvendësdrejtori i agjencisë Craig Turner.