Me 10 lojtarë dhe 120 minuta lojë,Isco dhe Hazard kualifikojnë Realin në çerekfinale

0

Pas fitimit të Superkupës, Real Madrid merr një tjetër fitore përballë Elches, duke u kualifikuar në çerekfinalet e Kupës së Mbretit. Një ndeshje me vuajtje me 10 lojtarë, skuadra madrilene përmbysi pas 120 minutash lojë kundërshtarin.

Koha e rregullt përfundoi pa gola, ndërsa shtesat nuk nisën shumë mirë për Los Blancos pasi në minutën e 102′ Marcelo ndëshkohet me karton të kuq dhe vetëm një minutë më pas, Elche kaloi në avantazh me anë të Verdu.

Në 15 minutat e dyta Real Madrid reagoi dhe ishte fillimisht Isco që barazoi rezultatin dhe 5 minuta përpara përfundimit të kohës shtesë Hazard shënoi golin e fitores. Një fitore e vuajtur për Realin, që tashmë e sheh veten mes 8 skuadrave më të mira të këtij kompeticioni.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu