Me 10 lojtarë, Kukësi bën skuadrën e madhe ndaj Skënderbetu, vendos Shkurtaj

0

Në javën e 17-të të Kategorisë Superiore Kukësi merr një fitore të rëndësishme ndaj Skënderbeut me shifrat 1-0 dhe i afrohet Tiranës kryesuese me tri pikë. Ndeshja nuk do të niste mirë për verilindorët kur portieri Tafas u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 35′,pas një ndërhyrjeje ndaj Mensah. U mendua se ndeshja do komplikohej, por Kukësi vazhdoi të udhëhiqte lojën.

Kukësi u mundua shumë të shënonte, por nga ana tjetër Skënderbeu ishte më i qartë dhe me Berishën e Nikajn vuri në provë portierin Xhika.

Kur nuk shënon e pëson dhe ishte Vasil Shkurtaj që në minutën e 78′ shënoi pas një asisti fantastik nga Gjelbërim Taipi. Një avantazh që Kukësi e mbajti deri në fund dhe i gëzohet tri pikëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu