Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me njësinë 1 dhe 2 në Tiranë, foli për zgjedhjet e 11 majit.
Rama tha se PS do ta bëjë shtetin demokratik europian. Ai shtoi se Shqipëria do ta jetë në radhë shteti i parë europian, sepse i nis dhe emri me “A”, Albania.
Kryeministri nënvizoi se PS ka pasur gjithmonë me vete shoqen Fitore, ndërsa shtoi se PD ka pasur me vete “Noc Rrokun”.
Edi Rama: PS do ta bëjë shtetin demokratik europian. Shqipëria do ketë flamurin e parë në BE, se na bie të jemi të parët, se e kemi “Albania”.
Kemi pasur me vete gjatë gjithë kohës shoqen Fitore. Më 11 maj, ne me shoqen Fitore, ata me Ndoc Rrokun.