Me 450 mijë të vdekur që nga fillimi i pandemisë, ky vend europian është “mbërthyer” nga Covid-19

0

Rusia ka regjistruar numrin e saj rekord të rasteve ditore të coronavirusit, pavarësisht se është në mes të një periudhe pushimi njëjavore të shpallur nga qeveria për të luftuar përhapjen e COVID-19.

Sipas shifrave të publikuara nga qeveria mëngjesin e së shtunës, 41,335 raste të reja me coronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit, një rekord që nga fillimi i pandemisë.

Vendi ka regjistruar gjithashtu 1,888 viktima gjatë së njëjtës periudhë.

Rusia është vendi më i prekur në Evropë, me më shumë se 8.7 milionë raste që nga fillimi i krizës shëndetësore dhe një numër vdekjesh prej afro 450 mijë.

Presidenti rus, Vladimir Putin, shpalli një periudhë pushimi nga 30 tetori deri më 7 nëntor për të frenuar infeksionet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu