Me barkun e rrumbullakosur buzë detit, “ikona” e tenisit në pritje të fëmijës së parë, emocionon Maria Sharapova

0

Maria Sharapova është në pritje të fëmijës së saj të parë. Lajmin e ka bërë publik vetë ajo përmes një postimi në rrjetet sociale në ditëlindjen e 35-të. Ish-numri një i tenisit është e martuar që nga fundi i vitit 2020 me biznesmenin anglez, Alexander Gilkes.

“Një fillim i mrekullueshëm! Të hash një tortë ditëlindjeje për dy persona ka qenë gjithmonë specialiteti im” – ka qenë shkrimi i saj që ka shkaktuar shumë reagime pozitive në rrjetet sociale. Sharapova duket me barkun e rrumbullakosur buzë detit.

Në karrierën e 35 vjeçares nga Rusia, numërohen jo pak por 36 tituj të fituar. Rekordet kanë qenë të shumta dhe pavarësisht viteve që kalojë, Sharapova mbetet ikonë.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu