Një shqiptar është arratisur nga spitali i burgut në Greqi. Hetimi i policisë së Drejtorisë së Parë të Policisë Dodekanez është në zhvillim e sipër për kapjen e shqiptarit që u arratis nga spitali i Rodosit. Shqiptari, i akuzuar për grabitje me vjedhje në tentativë dhe i kryer, do të gjykohej të premten por çështja e tij u shty pasi ishte prekur nga koronavirusi. Ai u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm të Rodosit, ku nga po trajtohej për pneumoni, raporton Protothema.gr.
Mungesa e tij është vënë re mëngjesin e sotëm dhe menjëherë kanë nisur hetimet për kapjen e tij.