Dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë.
Raportohet se dy personat që janë përleshur me njëri-tjetrin kanë qenë të dehur. Ata kanë nisur të konfliktohen me grushte e më pas kanë përdorur dhe sende të forta.
Të dy kanë marrë dërrasa e sende të tjera të forta dhe kanë nisur të qëllojnë njëri-tjetrin. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.