Me fytyrat e qeshura nga lumturia, Ilnisa poston momentin e ëmbël me Meritonin

0

Gazetarja e njohur, Ilnisa Agolli, ka treguar se pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”, po kalon kohë me të dashurin e saj, Meriton Mjekiqin.

Ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka ndarë me ndjekësit e saj në “Instagram” një foto romantike me moderatorin e njohur. Ndërsa çifti me fytyrat që i shndrisnin nga buzëqeshja dukeshin shumë të dashuruar me njëri-tjetrin.

Historia e dashurisë së Ilnisës dhe Meritonit nisi në shtëpinë e “BBV3”, ndërsa dyshja e vazhduan romancën edhe pas daljes nga reality show.

Gjatë intervistave televizive, çifti kanë treguar se në planet e tyre është që ta çojnë lidhjen në një tjetër nivel, pasi po mendojnë që të sjellin në jetë një fëmijë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu