Me gishtat e mesit ngritur/ Belind Këlliçi zëvendëson posterat pas lumit të kritikave?

0

Teksa fushata elektorale ka nisur, një formë marketingu e zgjedhur nga kandidati i kolaicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë Tiranë, Belind Këlliçi ka tërhequr vëmendje por dhe shumë kritika.

Posterat ku Këlliçi shfaqej duke ngritur dy gishtat e mesit lart, ndërsa mbi të shkruhej “Kështu i përgjigjet Belo korrupsionit” u shfaqën ngado në kryeqytet, por morrën një numër të madh kritikash jo vetëm nga mazhoranca por edhe nga qytetarët të cilët i konideronin të papërshtatshme.

Nisur nga këto kritika, duket se Këlliçi ka reflektuar, duke shtuar një tjetër poster.

Edhe këtë herë, fokusi i posterit të Këlliçit kanë qenë duart, por jo në të njëjtën formë. Këtë radhë, duart e Këlliçit janë të bashkuara, ndërsa mbi foto shkruhet: “Duart e Belos do të ulin koston e jetesës në Tiranë. Nuk të duhet fytyra e tij, por vullneti që ka!”

Por, megjithëse janë shtuar postera të reja, në rrugët e kryeqytetit vijojnë të jenë dhe ato ku kandidati shfaqet me gishtat lart.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu