“Më helmoi delet…”/ I doli para plumbave, gruaja i shpëtoi jetën burrit

0

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga plagosja e djeshme në Balldre të Lezhës, ku një 69-vjeçar, qëlloi me armë fqinjin e tij, pasi dyshonte se i kishte helmuar delet.

Së fundmi se ka qenë bashkëshortja e Hilë Gjinit ajo që ka parandaluar ngjarjen e rëndë. Gruaja e të plagosurit ka ndërhyrë menjëherë duke i kapur dorën Gjergj Gjinit, i cili po qëllonte ndaj burrit të saj.

Gjithashtu ajo është kujdesur që i moshuari të mos qëllonte drejt fëmijëve që ndodheshin në makinë. Edhe sot gruaja ka në duar shenjat e përleshjes. Kujtojmë se agresori u arrestua dje disa orë pas ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu