Me heroinë në PUB / Kush është Gerand Zacelli, i ati tentoi ti fuste drogë në qeli

0

Gerand Zacelli, i riu të cilit i ati tentoi ti fuste sot drogë në qelinë e burgut në Fier, nuk është një emër i panjohur për Policinë, pasi ai është arrestuar dhe dënuar disa herë për prodhim dhe përdorim të lëndëve narkotike.

ndaj tij në ambientet e një PUB-i të qytetit, i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 doza me lëndë narkotike, e dyshuar si heroinë.

“Sot u bë e mundur goditja e radhës të shpërndarësve të lëndës narkotike, operacione këto të shtrira në të gjithë qarkun e Elbasanit. Si rezultat, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gerand Zacelli, 26 vjeç, banues në Lushnje, i dënuar më parë për përdorim të lëndëve narkotike”. Arrestimi i tij u bë, pasi gjatë një kontrolli fizik të kryer në ambjentet e Pub “ADI PUB”, qe ndodhet në Gramsh dhe është në pronësi të tij, policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 4 doza lëndë narkotike, e cila për nga karakteristikat e saj ngjason me atë të lëndës narkotike heroinë. Ndaj 26 vjeçarit u mor masa e arrestit në flagrancë për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’.”, thuhej në njoftimin e Policisë së Elbasanit për arrestimin e Gerand Zacellit.

Policia e Fierit ka vënë sot në pranga 70-vjeçarin, Lutfi Zacelli, pasi ka tentuar të fusë në ambientet e burgut një sasi të vogël lënde narkotike. Sipas uniformave blu, në datë 18 janar të këtij këtij viti, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve u njoftua nga Informacioni se gjatë kontrollit në pakon postare të dërguar nga 70-vjeçari për të dënuarin Gerand Zacelli, babë e bir janë konstatuar 2 gota plastike, ku në brendësi të tyre u gjendën kokrra të dyshuara të ngjashme me të lëndës narkotike.