Më i votuari nga demokratët për Kryesinë, emri ‘surprizë’ që Basha e la jashtë Kuvendit por gëzon mbështetjen e bazës

0

Partia Demokratike mblodhi pasditen e djeshme Këshillin Kombëtar, ku 404 anëtarë vendosën për 15 emrat e rinj të Kryesisë së Partisë Demokratike, ku nuk kanë munguar edhe suprizat. Pas numërimit të të gjitha fletëve të votimit, rezultoi se më i votuari nga anëtarët e Këshillit ishte Gert Bogdani, një figurë e rëndësishme në PD, që nuk do të jetë pjesë e Kuvendit.

Pas tij për nga mbështetja janë renditur, Tomor Alizoti, Agron Gjekmarkaj, si dhe Ervin Salianji e Flamur Noka. Jashtë kryesisë së PD ka mbetur Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeminisitrit Sali Berisha, ndërkohë që në mesin e 5 anëtarëve gra që janë votuar për të qenë pjesë e Kryesisë janë Oriola Pampuri e Dhurata Çupi, deputete të ardhshme në Kuvend.

Figurat me të votuara janë si më poshtë:

Gert Bogdani, 281

Tomorr Alizoti, 179

Agron Gjekmarkaj, 167

Ervin Salianji, 151

Flamur Noka, 146

Oerd Bylykbashi, 125

Kreshnik Çollaku, 123

Aldo Bumçi, 120

Fitim Zekthi, 119

Luan Baçi dhe Gent Strazimiri në balotazh (Shorti vendosi që Gent Strazimiri, të jetë anëtar)

5 anëtaret gra:

Oriola Pampuri

Dhurata Çupi

Juela Hamati

Taulanta Jaupi

Lindita Metaliaj

Këshilli miratoi dje dhe 4 nënkryetarët e Partisë Demokratike, të cilët u propozuan nga Lulzim Basha, 2 burra dhe dy gra. Me miratimin e Këshillit PD vendosi që nënkryetarët e 4 viteve të ardhshëm do të jenë: Alfred Rushaj, Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku dhe Grida Duma.

Secili prej nënkryetarëve do të ketë drejtime të ndryshme, me të cilat do të merren gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre. Alfred Rushaj, do të jetë edhe kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së në këto 4 vite të këtij mandati.

Rushaj u rikthye me funksione në selinë blu vitet e fundit duke u emëruar nga Basha si Anëtar i Bordit Financiar në mënyrë që të bëhej edhe pjesë e kryesisë, ndërsa ishte dhe drejtuesi i fushatës së PD-së për Tiranën në zgjedhjet e 25 Prillit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu