Denoncimet nga delegatë të ndryshëm të Partisë Demokratike se u janë falsifikuar firmat për të marrë pjesë në Kuvendin e 18 dhjetorit po shtohen në orët e fundit. Njëri prej delegatëve të Vlorës, Ardi Rexhepi u shpreh për “Syri TV” se ai do të marrë pjesë në Kuvendin e nesërm të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
“Unë jam Ardi Rexhepi. Më kanë falsifikuar firmën për Kuvendin e datës 18 dhjetor, sikur do jem në këtë Kuvend.Unë kam firmosur për Kuvendin e datës 11 dhjetor 2021. Nesër do jem prezent në Kuvend”, deklaroi Rexhepi.
Denoncimet erdhën pasi sekretari i PD-së Gazment Bardhi dhe zëdhënësja e selisë Ina Zhupa lexuan emrat e delegatëve demokratë që do të marrin pjesë në Kuvendin e 18 dhjetorit, e thirrur nga kryetari aktual i PD-së Lulzim Basha.