Me kokën ulur dhe kufje në vesh, Cristiano Ronaldo shfaqet për herë të parë në publik pas vdekjes së djalit të tij

0

Cristiano Ronaldo është rikthyer në stërvitje sot për Manchester United për herë të parë pas vdekjes tragjike të djalit të tij të porsalindur. Siç duket nga pamjet, Ronaldo ndodhet në anën e pasme të mjetit, me kufje në vesh, pa asnjë shenjë buzëqeshjeje në fytyrë.

Superylli portugez dhe partnerja e tij Georgina Rodriguez konfirmuan lajmin tronditës të hënën, duke e përshkruar djalin e tyre të porsalindur si një “engjëll” ndërsa shtuan se vajza e tyre e vogël po u jepte të dyve “forcë” mes dhimbjes emocionale.

Edhe pse në mes të sezonit, Ronaldos iu dha leje që të qëndronte pranë familjes së tij. Por duket se ka vendosur që të kthehet në ambientet stërvitore të klubit në Carrington sot.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu