E kam pritur këtë moment sepse këtu ka qenë dhe skepticizmi më i madh. Që nga thashethemi që këtu do prishen dhe nuk do na i japin kurrë mbrapsht, se do ndërtojnë pallate për lekët e veta. Pastaj do i ndërtojnë po do na i japin me lekë dhe ne s’do i marrim dot se do i marrin ata me lekë. Por ja ku jemi sot këtu. Këtë lagje do të donte ta kishte çdokush në Tiranë, e keni ju. Ndryshe nga lagjet e Tiranës që kushtojnë shumë shtrenjtë, ju do t’i merrni falas dhe do t’i keni me dokumenta pronësie, njësoj si çdo pronar i ligjshëm. Duke qenë se e votoni masivisht atë partinë tjetër, kujdes mos ju ndryshojnë bravën. E kam pritur këtë moment dhe për këtë arsye. Shumë herë, ajo partia e shumicës këtu, që po bëhen me shtëpi të re, aman mi ngrini dy gishta se më mori malli, se s’po i shoh në asnjë vend. Bravo! I ngriti! Shumë mirë!. Rindërtimi nuk është bërë për socialistët, por për të gjitha familjet shqiptare që janë prekur nga tërmeti, socialistë, demokratë apo çfarëdo qofshin. Për të gjithë ata që duan të bëjnë foto me mua, apo ata që më lexojnë librin e shtëpisë kur kaloj nga Laçi . Në një moment shumë kritik për vendin ne ishim të vendosur të mos i linim vetëm.