“Më mirë vetëm apo në një lidhje?”/ Einxhel Shkira “hakmerret” ndaj Dj Dagz

0

Çifti i krijuar në formatin “Big Brother Vip”, Einxhel Shkira dhe Dj Dagz, vijojnë të jenë mjaft të ndjekur dhe komentuar. Moderatorja dhe Dj i njohur, të cilët tashmë e ndajnë jetën mes Tiranës dhe Prishtinës për shkak të punëve dhe angazhimeve që kanë, publikojnë herë pas here foto dhe momente së bashku.

Së fundmi moderatorja ka publikuar në profilin e saj në Instagram një video të Dj Dagz, i cili po ngrihet nga gjumi. Nga mbishkrimi që Einxhel i ka vendosur postimit, kuptohet që kjo është një “hakmarrje” nga ana e saj për të gjitha herët që ai e ka ngritur nga gjumi.

“Më mirë vetëm apo në një lidhje? Kusuri për të gjitha herët të më ke thënë “Çohu”– shkruan Einxhel krahas videos, e cila mori menjëherë reagime edhe nga ndjekësit e saj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu