Këngëtari i njohur, Bardhi, ka qenë mbrëmë i ftuar në “A je bre normal?” me Meriton Mjekiqin.
Ish-banori i edicionit të tretë të “Big Brother VIP” ka zbuluar të pathëna që nga jeta e tij e re si baba, te karriera dhe vështirësitë që ka hasur…
Meritoni nuk ka ngurruar që t’a pyes edhe për eksperiencën e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ku ishin të dy bashkë.
Bardhi u shpreh se ka qenë një “eksperiencë shumë e mirë” dhe “një ndjenjë që nuk e kisha përjetuar kurrë më herët”.
Ai shtoi se nuk beson se një gjë të tillë mund t’a përjetojë sërish.
Pjesë nga intervista:
Meritoni: Si ka qenë eksperienca jote në “Big Brother VIP”?
Bardhi: Për mua ka qenë shumë mirë. Ka qenë një ndjenjë që nuk e kisha përjetuar kurrë më herët dhe nuk besoj se do e përjetoj sërish. Nuk besoj se do hyja sërish, nuk e gjeta shumë veten. Për secilin duhet të jetë një kohë ideale psikologjikisht për të hyrë aty, duhet të jesh shumë i përgatitur, unë isha amator se nuk kisha parë “Big Brother” më parë. Aty kishin ardhur njerëz që kishin studiuar. Profesionalisht, kam anuluar 13-14 koncerte para se të hyja aty.
Ndoshta kanë bërë më shumë para se çmimi që mund të fitoja, por kam pasur qejf ta provoja si eksperiencë. Jam mirënjohës që kam hyrë, jam falënderues njerëzve që më kanë thënë të hyj, sepse gjeta njeriun e jetës, bëra fëmijë, krijova familje, më ndryshoi komplet jeta. Në fillim nuk ishte vendim i imi, ka pasur qejf tjetërkush që të hyja unë aty. I kam dëgjuar njerëzit që më thonin që ‘hyr se duhet, të shërben, është reklamë’. Por thellë brenda vetes vetëm kam pasur qejf të tregoja se kush jam unë dhe kaq. Nuk kam hyrë me ndonjë plan, vetëm doja të testoja veten si jam në izolim, të më shihte dhe publiku se çfarë njeriu jam. Momente të vështira kam pasur shumë, javën e parë kam dashur të dal çdo ditë, nuk mund ta gjeja veten.