Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin italian, Mario Draghi ditën e sotme. Me anë të një postimi në Twitter, Zelensky shrkuan se ka marrë mbështetje të madhe nga Italia për mbrojtjen e Ukrainës.
“Ky është fillimi i një faqeje të re për historinë e vendeve tona. Vetëm Mario Draghi, në një bisedë telefonike, ka mbështetur shkëputjen e Rusisë nga sistemi SëIFT, ka ofruar asistencë në mbrojtjen e vendit dhe ka mbështetur integrimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian” shkruan Zelensky.
Ditën e djeshme, Zelensky dhe Draghi nuk arritën të flisnin në telefon së bashku, pasi kryeministri ukrainas ndodhej në luftë dhe nuk e hapi celularin.