Miliarderja Kylie Jenner i dha fund pritjes! Më në fund ka bërë me dije emrin e djalit të saj, i cili erdhi në jetë më 2 shkurt të vitit 2022, e sigurisht që është i veçantë. Me anë të një Instastory, Kylie ka bërë me dije se i biri është pagëzuar me emrin Wolf Webster, emër që shqip do të thotë “ujk”.
Krejt i pazakontë! Ndërkohë që gjithë në rrjet kishin nisur me teoritë konspirative sesi mund të ishte emri i të voglit, duke marrë parasysh që vajza e madhe, mban emrin Stormi (Stuhi).
Kylie, e cila është në një marrëdhënie me reperin Travis Scott, ishte e para që njoftoi lindjen e të birit duke postuar një foto të dorës së tij së bashku me datën e lindjes dhe një zemër blu që tregonte gjininë e bebes.