“Më pëlqen kur më lutesh…”/ E reja në Greqi rrëfen tmerrin: U përdhunova për 5 ditë, thërrisja të ndalonte por…

0

GREQI- Një rast i rëndë i abuzmit seksual është raportuar sërish në Greqi. Një 35- vjeçare ka treguar se është përdhunuar nga një 50- vjeçar për pesë ditë radhazi. Ngjarja ka ndodhur në një hotel në Selanik. Sipas mediave greke, e reja ka pretenduar se më pas 50- vjeçari e kishte rrëmbyer në shtëpinë ku jetonte me nënën e tij në Korydallos, aty ku e përdhunoi.

Në rrëfimin e saj tronditës, 35- vjeçarja tregoi se i lutej që të ndalonte por ai i thoshte: “Më pëlqen kur më lutesh”. Kur e reja arriti të arratisej dhe denoncoi në Polici, 50-vjeçari u arrestua për përdhunim.

Sipas mediave greke, arrestimi i këtij të fundit u bë në orën 02:00 të datës 6 nëntor. Ai paditi 35-vjeçaren, duke pretenduar në polici se ajo i ka kërkuar para dhe kur ai nuk ia ka dhënë, e ka sulmuar në sy të nënës së tij, e ka goditur me grusht dhe e ka quajtur “trap”./

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu